Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë
Aktuale
December 26, 2022 - 12:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, ka njoftuar zyra e Kryeministrit.
Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.
Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë. /Zëri