SHSKUK: Është kërcënuar doktori Shaqir Uka

SHSKUK: Është kërcënuar doktori Shaqir Uka

Aktuale December 09, 2022 - 20:40

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij, është kërcënuar doktori Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas SHSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marrë dënimin meritor”.