Zgjedhjet në veri, KQZ-ja sonte mban mbledhje
Foto: Laura Hasani

Zgjedhjet në veri, KQZ-ja sonte mban mbledhje

Aktuale December 09, 2022 - 19:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke e mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.

Anëtarët e saj kanë ardhur dhe takimi po mbahet me dyer të mbyllura.

Është paralajmëruar që zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës të mbahen më 18 dhjetor të këtij viti, mirëpo për shkak të tensionimit të situatës atje, tani mund të shqyrtohet që këto zgjedhje të mbahen në një kohë më të përshtatshme.

Në një konferencë për media, Ilir Gashi i cili është anëtar i KQZ-së, ka thënë se nuk e di arsyen se pse po mbahet kjo mbledhje.

Lista Serbe e cila është dorëhequr nga institucionet për shkak të iniciativës së Qeverisë së Kosovës që të shqiptohen gjoba për vozitësit me targa ilegale, ka bërë thirrje që të bojkotohen këto zgjedhje.

Mbrëmë persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi një veturë të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic është plagosur.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që këto zgjedhje të shtyhen për një kohë më të përshtatshme. /klankosova