Momenti kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës “zbarkojnë” në veri [video]

Momenti kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës “zbarkojnë” në veri [video]

Aktuale December 08, 2022 - 23:12

Në fillimin e kësaj jave, në veri të Mitrovicës u hodhën shok-bomba, gjë që bëri që qytetarët atje të ndihen të frikësuar dhe në panik.

Në këtë situatë u pa e arsyeshme edhe shtimi i pjesëtarëve të policisë, gjë për të cilën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se është një veprim i domosdoshëm, raporton Zeri.info.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, u shpreh Sveçla.

Mediumi lokal "Mitropol" ka publikuar një video ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke patrulluar në lagjet e Mitrovicës së Veriut.