Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Pejës

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Pejës

Aktuale December 03, 2022 - 19:35

Kryeministri i Kosovës së bashku me ministrin Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi kanë prezantuar buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Pejës.

Kurti u shpreh se me këtë buxhet do të vazhdohet mbështetja për sektorin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, raporton Zeri.info.

“Ai tha se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Kurti po ashtu theksoi se planifikohet që të ndahen mjete për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.

“Pas fjalës së prezantimit fillestar, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi bashkëbiseduan me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke dhënë detaje shtesë mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër”, thuhet ndër të tjera. /Zëri