Mehaj njofton për organizimin e koncertit, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

Mehaj njofton për organizimin e koncertit, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

Aktuale December 03, 2022 - 18:51

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se për nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet një koncert.

Ky koncert është i organizuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe do të fillojë nga ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, raporton Zeri.info.

Mehaj ndër të tjera ka njoftuar se të hollat e fituara do të shkojnë për fëmijët e lënduar në Ukrainë.

“Në këtë event, Bendi ynë muzikor ushtarak do të performojë përkrah mbi 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia”, shkroi ai në Facebook. /Zëri