Halimi kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vrasjes së Hamide Magashit

Halimi kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vrasjes së Hamide Magashit

Aktuale December 03, 2022 - 18:03

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka kërkuar që pas rastit të vrasjes së Hamide Magashi, përveç suspendimit të zyrtarëve policorë të dorëhiqet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ajo ka thënë se dorëheqja e Sveçles duhet të ndodhë së paku si akt moral, raporton Zeri.info.

Halimi ndër të tjera ka thënë se si shkaktar për vdekjen e shtatzënës është edhe shteti, pasi dështoi që ta mbronte.

“Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, shkroi ajo. /Zëri