BBC: Dhjetëra fëmijë emigrantë shqiptarë janë zhdukur nga qendrat e strehimit në Angli

BBC: Dhjetëra fëmijë emigrantë shqiptarë janë zhdukur nga qendrat e strehimit në Angli

Aktuale December 03, 2022 - 17:40

Vitin e fundit, gazeta britanike “BBC” shpeshherë i ka kushtuar artikuj rritjes së emigrimit të shqiptarëve në Angli, por këtë herë ata kanë thënë se nga qendrat e strehimit janë zhdukur dhjetra fëmijë shqiptar.

BBC-ja shkruan se të paktën 20 përqind e fëmijëve të pashoqëruar që vinin nga Shqipëria dhe që u morën nën mbikëqyrjen e Këshillit të Qarkut të Kentit janë zhdukur këtë vit, përcjell Zeri.info.

Sipas tyre, që nga 31 tetori autoritetet lokale kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, kurse 39 prej tyre rezultojnë si të zhdukur.

“Ecpat UK”, të cilët bëjnë fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi kanë thënë se këto të dhëna janë mjaft shqetësuese.

Për këtë çështje Këshilli ka thënë se janë duke punuar shumë me zyrtarët policorë që t’u ofrohet mbrojtje fëmijëve të rrezikuar. Teksa shtojnë se shumica e fëmijëve kanë mbushur 18-vjeç.

Këto të dhëna gazeta britanike i ka marrë përmes një kërkese drejtuar Lirisë së Informacionit.

Sipas autoriteteve thuhet se mbi 44 mijë njerëz kanë kaluar kufirin përmes varkave këtë vit. /Zëri