Mushkolaj: Vrasësi ende i lirë, policia arreston protestues

Mushkolaj: Vrasësi ende i lirë, policia arreston protestues

Aktuale December 01, 2022 - 23:09

Analisti, Imer Mushkolaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth në lidhje me arrestmin e aktivistës Neri Ferizi e cila u arrestua sot në protestën kundër vrasjeve ndaj grave.

Mushkolaj thotë se policia arreston aktiviste derisa vrasësi i 35-vjeçares është ende i lirë.

“Vrasësi ende i lirë, ndërkaq policia arreston protestues që kërkojnë drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi nga institucionet. Shteti shtet”, ka shkruar Mushkolaj.

Lirim për Neri Ferizin ka kërkuar edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim duke thënë se Policia e Kosovës është duke vazhduar ta ndëshkojë rezistencën e tyre “tashmë edhe përmes burgut”.