Mehaj: Kosova e ka vendin në NATO pranë aleatit tonë Kroacisë

Mehaj: Kosova e ka vendin në NATO pranë aleatit tonë Kroacisë

Aktuale December 01, 2022 - 22:23

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në vazhdimësi të takimeve në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qëndrore në fushën e Mbrojtjes, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Mario Banzoviq.

Ministri Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se miqësia me shtetin kroat daton qysh herëtm raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Në vazhdimësi të takimeve në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qëndrore në fushën e Mbrojtjes, kam takuar Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Mario Banozic.

Miqësia me shtetin kroat daton qysh herët.

Si dy shtete që kemi një të kaluar të ngjajshme, kuptojmë shumë mirë seriozitetin e situatës aktuale gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit të shteteve të Evropës në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, aty ku vërehen haptasi tendencat e ndikimit rus, andaj edhe pjesë e diskutimit ishte bashkëpunimi ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe forcave të të dyja shteteve përmes nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes SOFA, që do thellonte dhe detajizonte bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes në rajon por edhe më gjerë.

E kaluara është mësim që nuk përsëritet më, andaj qëllimet tona janë të qarta, e ardhmja jonë është pranë familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s.

Në këtë rrugëtim kemi aleat Kroacinë, ashtu si edhe shumë shtete të tjera partnere që vlerësojnë pozicionimin proevropian të Republikës së Kosovës dhe të shtetasve tanë.