
“Gjyqësori është prodhuesi kryesor i dhunës pasi divorcet zgjasin deri në 7 vjet”
Arjeta Gashi nga Shoqata e Prindërve të Ndarë konsideron se pothuasje të gjitha vrasjet e grave në Kosovë kanë ndodhur pas divorcit.
Gashi, në rubikon tha se gjyqësori është prodhuesi kryesor i dhunës pasi divorcet formale zgjasin deri në shtatë vjet.
“Të gjitha analizat që kemi bërë ne si shoqatë kanë rezultuar se pothuajse të gjitha vrasjet e grave në Kosovë kanë ndodhur pas divorcit apo ndarjes fizike”.
“Shumica e divorceve ndodhin me armiqësi dhe janë të pakta rastet kur të dy palët pajtohen për ndarje. Mirëpo, të gjitha rastet që i kemi në shoqatë kanë përfunduar me armiqësi nga ana e ish-bashkëshortëve. Si shoqatë vazhdojmë ta potencojmë se prodhuesi kryesor i dhunës është gjyqësori”.
Gashi, mes tjerash, tha se edhe vetë është kërcënuar brenda gjykatës nga bashkëshorti i saj, por se gjykatësi i ka thënë se nuk e ka dëgjuar, njofton klankosova.
“Nuk mund ta fajësojmë çdo herë vetëm policinë, por në rastet kur një divorc formal zgjatë deri në 7 vjet dhe grave iu bie të takohen çdo muaj me ish-bashkëshortët e tyre ka bërë që shpeshherë të njëjtat të kërcënohen edhe brenda objektit të gjykatës” tha Gashi.
