Haxhiu pas rastit të 35-vjeçares: Duhet të shkarkohen të gjithë zyrtarët që neglizhuan punën
Foto: Laura Hasani

Haxhiu pas rastit të 35-vjeçares: Duhet të shkarkohen të gjithë zyrtarët që neglizhuan punën

Aktuale December 01, 2022 - 21:52

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqje apo shkarkim për të gjithë zyrtarët që kanë neglizhuar rastin e 36-vjeçare, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Haxhiu gjatë një interviste ka thënë se nuk mund të pranojë situata kur zyrtarët që paguhen me taksat e qytetarëve nuk u shërbejnë atyre.

“Secili zyrtarë që nuk e ka kryer punën e tij/saj duhet të jap dorëheqje, nëse nuk japin dorëheqje atëherë duhet të ketë shkarkime. Nuk mund më të pranojmë situata ku zyrtarët të cilët paguhet me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk u shërbejnë atyre por thjeshtë neglizhojnë rastet e tilla”, ka deklaruar ajo për Tëvë1.