Daçiqi thotë se Serbia do të “luftojë” kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Foto: Zëri / Arkiv

Daçiqi thotë se Serbia do të “luftojë” kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Aktuale December 01, 2022 - 16:42

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “pa luftuar”.

“Kam paralajmëruar për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe kam vënë në dukje se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiq në një deklaratë për Tanjug pas një takimi me homologen e tij nga Islanda, Tordis Kolbrun R. Gilfadotir, vendi i së cilës do të marrë Presidencën e Këshillit të Evropës.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiq.

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të këtij viti.