Ministria e Drejtësisë ende pa koordinator nacional kundër dhunës në familje

Ministria e Drejtësisë ende pa koordinator nacional kundër dhunës në familje

Aktuale December 01, 2022 - 15:58

Ministria e Drejtësisë (MD) ka mbetur pa koordinator nacional kundër dhunës në familje, pas dorëheqjes së Nita Shalës, nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë.

Ndryshe, kjo pozitë është mbajtur nga Shala, e cila tani nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.

Të pyetur nga “Betimi për Drejtësi”, nga kabineti i ministres së Drejtësisë, konfirmojnë se përgjegjësitë e koordinatores nacionale kundër dhunës në familje i mban ministrja e Drejtësisë, z Albulena Haxhiu.

“Sic jeni te informuar, ish koordinatorja nacionale kunder dhunes ne familje, znj. Nita Shala, nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar. Ne kete drejtim, deri ne emerimin e nje zevendesministri, pergjegjesite e Koordinatores nacionale kunder dhunes ne familje i mban Ministrja e Drejtesise, znj. Albulena Haxhiu”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të ministres.

Ndryshe, ish-zëvendësministrja Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të vendimit që ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, që ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që të shërbejnë në dy detyra publike njëkohësisht.