Lista Serbe i quan “grup i kriminalizuar” Kurtin, Rashiqin e Trajkoviqin

Lista Serbe i quan “grup i kriminalizuar” Kurtin, Rashiqin e Trajkoviqin

Aktuale December 01, 2022 - 15:46

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim, kurse këshilltare e Rashiqit është vendosur të jetë Rada Trajkoviq.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila ka thënë se sado që Kurti t’u japë pozita disa serbëve, ai s’do ta ketë mbështetjen e popullit serb, raporton Zeri.info.

“Sado që Kurti dëshiron të shtyjë me çdo kusht besnikët e tij, Rada Trajkoviq dhe Nenad Rashiq, shihet nga fakti se ai është i gatshëm të thyejë ligjet dhe rregullat e veta për t'i vendosur ato në disa vende që nuk u takojnë”, thuhet në reagim.

Ata përsëri i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohia”, duke shtuar se Kurti, Trajkoviqi e Rashiqi nuk përfaqësojnë interesat e tyre.

Në reagimin e Listës, Kurti, Trajkoviqi e Rashiqi quhen “grup i organizuar”, që rrezikon interesat e popullit serb, teksa zotohen se do të pengojnë këto gjëra. /Zëri