Sveçla thotë se kërkoi nga Policia angazhim maksimal për arrestimin e Sokol Halilit

Sveçla thotë se kërkoi nga Policia angazhim maksimal për arrestimin e Sokol Halilit

Aktuale December 01, 2022 - 14:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i prekur për vrasjen e Hamide Magashit dje në oborrin e QKUK-së.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim maksimal për arrestimin e të dyshuarit Sokol Halili.

Sveçla ka thënë se ka kërkuar raporte të detajuara për rastin dhe historikun.

“Në të njëjtën kohë kam kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve ose mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti në secilën instancë. Pa asnjë dilemë, sapo të pranoj zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me ose pa vetëdije mund të jetë përgjegjës”, shkroi ai.

Ndër të tjera, ai është zotuar se do të mobilizohen të gjitha njësitet policore që të arrestohet Sokol Halili. /Zëri