“Sot e kishte terminin për të lindë”, rrëfimi prekës i motrës së shtatzënës që u vra dje [video]

“Sot e kishte terminin për të lindë”, rrëfimi prekës i motrës së shtatzënës që u vra dje [video]

Aktuale December 01, 2022 - 12:41

Motra e 35-vjeçares që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e Gjinekologjisë ka dhënë detaje rreth raporteve të tyre. Në një prononcim për media, ajo thotë se viktima ka qenë e martuar me të dyshuarin për tre muaj, por që janë divorcuar për shkak se ka pasur dhunë të vazhdueshme fizike.

“Sa u kon e martume 3 muj ka pasë dhunë në familje jemi detyru me shku me nalë me djalin e migjës babës ky është polic sepse e kanë rreh e kanë maltretu me qyk t’alltisë e kanë mshu krejt trupin blosh e ka pasë se kanë lanë me ardh te shpija babës… I kena vërejt problemet e para kur e thirrnim me ardhë e s’na kallzojke… Edhe kur ka ardhë ka ardhë me përcjellje me vjehrrën e vet”, tha ndër të tjera ajo.

Tutje, ajo tregon se gjatë kohës sa ishte në spital, nga viktima është kërkuar që të kthehet te ish-bashkëshorti, por që ajo ka thënë se “nuk kthehet atje e gjallë”.

“Popo ka ardhë u sill knej kah rruga brenda s’ka guxu me hi u kon rasti në Polici, ente sociale, gjykatë i kanë thënë që kur të lind fëmijën ta dorëzojë, të shtunën e kanë qu në Gjinekologji kur e kemi çu i kanë thënë deri sot e ka lindjen na folëm dje në mëngjes me të tha mirë jam nesër më bëjnë operacion. Ka dalë në ora 6 me ble diçka me një shoqe që u kon në dhomë, kur ka dalë ai tinza e ka vra me armë pa krismë hiq një herë i ka mshu e ka rrëzu. Vjehrra dhe motra i thoshin me këmbëngulje me u kthy tha e gjallë nuk vij, për dektë që më merrni unë vij”, rrëfeu ajo.

Po ashtu, motra e viktimës thotë se e ndjera nuk kishte mbrojtje nga askush.

Ndryshe, Policia e Kosovës tashmë ka shpallë në kërkim të dyshuarin, Sokol Halili, për vrasjen e saj.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se do të ketë dorëheqje e shkarkime lidhur me këtë rast.