Jahjaga për vrasjen e 35-vjeçares: Është koha që t’i themi mjaft dënimeve minimale ndaj këtyre kriminelëve

Jahjaga për vrasjen e 35-vjeçares: Është koha që t’i themi mjaft dënimeve minimale ndaj këtyre kriminelëve

Aktuale November 30, 2022 - 22:29

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj ngjarjes makabër, ku sipas saj është e trishtë dhe tronditëse vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Jahjaga, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është e pabesueshme, pasi vrasja ndodhi në vendin ku do të duhej të sillej në jetë fëmija.

Po ashu ajo përmendi edhe krimin e para pesë ditëve që ndodhi ku një grua tjetër ra viktimë e burrit të saj, i cili i mori jetën me sëpatë.

Ajo i kërkon Qeverisë së Kosovës që urgjentisht t’i fillojë procedurat për ashpërsimin e legjislacionit në fuqi, si dhe të fillojë punën bashkë me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial për t’i trajnuar gjyqtarët dhe prokurorët në trajtimin e dhunës ndaj grave, siç ka thënë ajo, që ka filluar të bëhet normë në shoqërinë tonë!.