Reagon Pacolli: Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe një fëmije në barkun e saj?

Reagon Pacolli: Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe një fëmije në barkun e saj?

Aktuale November 30, 2022 - 19:17

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me dyshimet se një grua shtatzënë është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Pacolli përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook tha se është i tronditur nga ky rast.

“Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe në këtë rast një fëmijë në barkun e saj? Kush ka një zemër të tillë? Si mund të ndodhë kjo në qendër të Prishtinës. Ti që e ke bërë këtë duhet të dorëzohesh menjëherë. Dënimi juaj duhet të jetë më i ashpër ndonjëherë! Jam thëllësisht i tronditur! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës”.