Balla pas takimit me Thaçin dhe Veselin në Hagë: Të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi

Balla pas takimit me Thaçin dhe Veselin në Hagë: Të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi

Aktuale November 29, 2022 - 18:11

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka vizituar sot në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin, me rastin e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.

Pas mbarimit të takimit, në një reagim në Facebook Balla është shprehur se sipas tij komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë mbi bazën e disa akuzave të paqena.

Sipas tij ata mbahen të arrestuar në bazë të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, shkruan Taulant Balla.