Kurti deklarohet për vrasjen e mësimdhënëses nga burri i saj: S’do të lejojmë më ngjarje të tilla

Kurti deklarohet për vrasjen e mësimdhënëses nga burri i saj: S’do të lejojmë më ngjarje të tilla

Aktuale November 29, 2022 - 15:01

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, hapi ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke thënë se Qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër dhunës në familje.

Kurti përmendi vrasjen e para pak ditëve, ku një mësimdhënëse mbeti e vdekur nga burri i saj.

Ai, këtë ngjarje e cilësoi si barbare, e cila ndodhi brenda shtëpisë së saj dhe sipas tij Qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.

Në këtë ngjarje, që po organizohet nga Ministria e Drejtësisë, e që po mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ku për Kurtin mungesa e tyre është e paarsyeshme, pasi sipas tij ata kanë rol të rëndësishëm te kjo kategori.

Kritika për gjyqtarët dhe prokurorët pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk janë me ata që duhet të jenë për trajtimin e dhunës në bazë gjinore.