Geci: Rugova nuk urrehej në familjen Jashari, unë e kam mbajtur foton e tij në sallon

Geci: Rugova nuk urrehej në familjen Jashari, unë e kam mbajtur foton e tij në sallon

Aktuale November 28, 2022 - 23:27

Një prej ushtarëve të parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve më të afërt të komandantit Adem Jashari, Xhevahir Geci është rrëfyer në T7.

Ai ka thënë se ish-lideri i LDK-së, Ibrahim Rugova nuk urrehej në familjen e Adem Jasharit, ndërsa ka thënë se fotografinë e Rugovës e kishte mbajtur në dhomën e ndejës deri në vitin 1998, kur i ishte djegur shtëpia.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej me llafe e politike, por duke ia kthyer pushkën Serbisë.