Gazetari i njohur shqiptar bëhet me pasaportë të Kosovës

Gazetari i njohur shqiptar bëhet me pasaportë të Kosovës

Aktuale November 28, 2022 - 16:38

Është bërë e zakonshme që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare, por jo edhe aq e zakonshme të ndodhë e kundërta.

Megjithatë këtë së fundmi e bëri gazetari shqiptar Adi Krasta.

Krasta, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është pajisur me pasaportë të Kosovës, duke e marrë kështu nënshtetësinë kosovare.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në festën e 28 Nëntorit.