Klinaku: Urime 28 Nëntori në emër të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Klinaku: Urime 28 Nëntori në emër të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Aktuale November 28, 2022 - 12:44

Sot, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë homazhe te memoriali “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ka uruar festën e 28 Nëntorit në emër të të gjithë organizatave të dala nga lufta, teksa ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Zeri.info.

“28 Nëntori rastis me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, po ashtu dalja publike e UÇK-së në vitin 1997. Në kohën kur Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Hradinaj dalin publikisht në emër të UÇK-së dhe i tregojnë popullit shqiptar se ktu ka zot dhe do të luftohet për tokat e shqiptarëve. Në emër të OVL-së po ashtu edhe në emër të bashkëluftëtarëve tanë në Hagë që gjenden prapa grilave, jua urojmë festën e 28 Nëntorit”, u shpreh ai. /Zëri