Arifi uron 28 Nëntorin: Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë

Arifi uron 28 Nëntorin: Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë

Aktuale November 28, 2022 - 12:22

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përkundër ndalimit me ligj të vendosjes së simboleve kombëtare, Arifi shihet duke e vendosur flamurin kuqezi në Preshevë, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera shkroi: “Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! 

Sot në Preshevë valon Flamuri më i bukur në botë. Gëzuar 110 vjet Pavarësi!”. /Zëri