Edhe avokati i Thaçit tregon për dëshmitë e rrejshme kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Edhe avokati i Thaçit tregon për dëshmitë e rrejshme kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Aktuale November 28, 2022 - 11:20

Për atë që shumëkush e ka quajtur ‘Skandal Special’ janë bërë të ditura edhe detaje të reja. Një dëshmitar që ka dhënë dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, në lidhje me dosjet që kishin shkuar në zyret OVL-UÇK-së. Thaçin e Veselin një dëshmitar i kishte akuzuar se kanë paguar mijëra euro për të marrë dosjet e famshme. Për gjithë këtë zhvillim, tashmë ka dorëzuar parashtresë edhe avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe.

Pas avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, edhe avokati i Thaçit Gregory Keohe ka ngritu alarmin. Të dy bashkë, kanë dorëzuar ankesë në lidhje me një aferë ku dyshohet se janë përfshirë disa dëshmitarë, që kanë ofruar deklarata të rrejshme kundër ish-krerëve të UÇK-së. Kjo duke i ndërlidhur ata me dosjet e publikuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Avokati i Thaçit në një parashtresë të dorëzuar te gjyqtari i procedures paraprake, ka kërkuar të zbulohen të gjitha detajet lidhur me një dëshmitar që e kishte akuzuar Thaçin e Veselin se kanë paguar shuma të majme parash, kinse për t’i zbuluar dosjet e Prokurorisë së Hagë.

“Mbrojtja kërkon të zbulohet çdo informacion në ruajtje, kontroll ose njohuri aktuale të Prokurorisë së Specializuar që ka të bëjë me [REDAKTUAR], në përputhje me Rregullën 103 të Rregullave. Ky dëshmitar [REDAKTUAR] me qëllim që të ofrojë informacione të rreme inkriminuese kundër z. Thaçi dhe z. Veseli. [REDAKTUAR] u intervistua për herë të parë nga Prokuroria [REDAKTUAR]. Ai fillimisht pretendoi se [REDAKTUAR], i afërt me z. Thaçi dhe z. Veseli, u takua me [REDAKTUAR] dhe bëri një marrëveshje me të, në emër të z. Thaçi dhe z. Veseli, në bazë të së cilës [REDAKTUAR] do t'u jepte atyre informacione të caktuara. [REDAKTUAR] tha se dokumentet në fjalë ishin [REDAKTUAR]. Dokumentet më pas supozohej se ishin shkëmbyer në kufirin Kosovë/Serbi me njerëzit e z. Veseli, rreth 2 muaj para intervistës së [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thaçit që e ka siguruar Nacionale.

Image

Gjithë kjo marrëveshje e pretenduar nga ky dëshmitar i ndërlidhur edhe me Shërbimin Sekret Serb, thuhej se ishte bërë në këmbim të mijëra eurove. Megjithatë, më vonë do të tregohet se ky dëshmitar kishte pranuar se dëshmia e tij ishte e manipuluar.

“Ai pohoi se i gjithë shkëmbimi i dokumenteve ishte [RIDAKTUAR] se [REDAKTUAR] euro ishte çmimi për dosjet që do të silleshin në Kosovë dhe se këto euro [REDAKTUAR] erdhën nga [REDAKTUAR], i cili ishte një [REDAKTUAR]. Ai pretendoi se z. Thaçi dhe z. Veseli ishin dy personat e parë që i morën dokumentet dhe se [REDAKTUAR]. Ai deklaroi se sipas burimeve të tij, dokumentet i ishin dorëzuar Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga [REDAKTUAR]. Në rrjedhat e kësaj interviste [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] më tej pohoi se [REDAKTUAR] i kërkoi [REDAKTUAR] euro, [REDAKTUAR], për një fond për z. Thaçi, por ai refuzoi. Së fundi, ai ofroi fletore private [REDAKTUAR] për ZPS-në. Megjithatë, në [REDKATUAR], [REDAKTUAR] kontaktoi [REDAKTUAR], një anëtar i Prokurorisë për të tërhequr plotësisht deklaratën e tij. U organizua një telefonatë midis [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] në [REDAKTUAR] , mbi të cilën [REDAKTUAR] deklaroi se e gjithë dëshmia që ai dha në Prokurori ishte "përgatitur" nga një [REDAKTUAR], me dijeninë e [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje në këtë parashtrim.Ky dëshmitar identiteti i të cilit nuk është bërë publik asnjëherë, ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për tentim-ndërhyrje në dëshmitarë. Avokati Keohe pretendon se në fund kjo u konfirmua se ishte akuzë e rrejshme. Sipas mbrojtjes, ky rast është haptasi tentim-fabrikim në dëm të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Pra, çdo informacion që lidhet me [REDAKTUAR], me kontaktet e tij me Prokurorinë, me [REDAKTUAR], dhe me autoritetet serbe, në veçanti BIA-n, është haptazi shfajësues, pasi ka të bëjë me fabrikimin e provave të rreme kundër z. Thaçi dhe Z. Veseli, me ose pa dijeninë ose ndihmën e [REDACTED], autoriteteve serbe dhe/ose Prokurorisë. Çdo dokument i diskutuar gjatë intervistave të Prokurorisë me [REDAKTUAR] duhet t'i zbulohet menjëherë Mbrojtjes, si p.sh.: - fletorja e tij private [REDAKTUAR], ofruar nga [REDAKTUAR] gjatë intervistës së tij. Regjistrimi i bisedës së tij me [REDAKTUAR], përmendur gjatë telefonatës së tij [REDAKTUAR]; Pamjet e ekranit të bisedave të tij me [REDAKTUAR] dhe me [REDAKTUAR] të përmendura gjatë telefonatës së tij. Nëse një material i tillë nuk është aktualisht në ruajtje të Prokurorisë, ZPS-ja ka njohuri reale për të dhe duhet t'i kërkojë artikuj të tillë nga [REDAKTUAR] dhe t'ia zbulojë ato mbrojtjes pas pranimit”, thuhet më tutje në parashtrimin e avokatit të Thaçit.

Image

Madje, bazuar në deklaratat e këtij dëshmitari që ka dhënë dëshmi të rrejshme, ish-kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, ishte bazuar në një takim që kishte pasur me diplomatët e BE-së.

“Mbrojtja është e shqetësuar jo vetëm nga natyra e pretendimeve të rreme të ngritura nga [REDAKTUAR] kundër z. Thaçi, por edhe nga pesha, nëse ka, që i është dhënë këtij dëshmitari nga Prokuroria fillimisht dhe, përfundimisht, nga gjyqtari i procedurës paraprake. Ndërsa Prokuroria e Specializuar mund të dyshojë në besueshmërinë e këtij dëshmitari gjatë intervistës së tij [REDAKTUAR], Prokurori pyeti vazhdimisht se cili ishte interesi i [REDAKTUAR] për t'u paraqitur në Prokurorinë e Specializuar. Në çdo rast, z. Smith me sa duket iu referua atij kur ai tregoi: gjatë takimit të mbajtur më 7 dhjetor 2020 me diplomatët, që [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.

Ashtu siç ka raportuar Nacionale, këtu nuk është vetëm një dëshmitarë, por dyshohet për një zinxhir të tërë. Këtë e ka thënë edhe avokati i Thaçit, Gregory Keohe.

“[REDAKTUAR] prezantoi disa dëshmitarë në Prokurori. [REDAKTUAR] deklaroi se ai u kontaktua fillimisht nga [REDAKTUAR] dhe se [REDAKTUAR] e përgatiti atë për dëshminë e tij të rreme përpara Prokurorisë së Specializuar. [REDAKTUAR] pranoi gjatë një interviste [REDAKTUAR] në [REDAKTUAR] se ai kishte ndërmjetësuar disa dëshmitarë për Prokurorinë, si [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrim.

Madje, Prokuroria po del se është shërbyer edhe nga artikuj të gazetës Bota Sot.

“Në intervistat e tij të ndryshme me Prokurorinë, [REDAKTUAR] bëri akuza të mëtejshme inkriminuese të rreme kundër z. Thaçi, të lidhura, në veçanti, me ndërhyrjet e pretenduara me dëshmitarët. Prandaj, sa i përket [REDAKTUAR], Mbrojtja shqetësohet për peshën, nëse ka , që ia dha këtij dëshmitari fillimisht Prokuroria dhe përfundimisht nga gjyqtari i procedurës paraprake. Mbrojtja vëren se gjatë një seance të mbajtur më 22 shkurt 2022, për të mbështetur aplikimin e gjerë të protokollit për kontakt me dëshmitarët, Prokuroria është mbështetur në një artikull të gazetës Bota Sot të datës 3 nëntor 2022, i cili akuzonte në mënyrë të rreme Mbrojtjen Thaçi se kishte rekrutuar disa ish-anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duke pasur parasysh deklaratën e z. Smith për diplomatët në dhjetor 2020, Mbrojtja kërkon konfirmimin se Prokuroria nuk është mbështetur në provat e [REDAKTUR] në asnjë parashtrim ex parte”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thaçit.

Image

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës ka kërkuar detaje nëse ky dëshmitar është i punësuar me kontratë, dhe nëse shërbimet e tij janë paguar.

“Për arsyet e mësipërme, në përputhje me rregullin 103 të Rregullores, Mbrojtja kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë Prokurorinë në të zbulojë: - Çdo informacion në lidhje me [REDAKTUAR], në veçanti: ndërveprimin e tij me [REDAKTUAR], me autoritetet serbe dhe me Prokurorinë; çdo dokument i diskutuar gjatë intervistave të Prokurorisë me [REDAKTUAR]; çdo pagesë e marrë nga [REDAKTUAR] nga Prokuroria ose çdo subjekt tjetër që vepron sipas udhëzimeve të Prokurorisë; çdo informacion të mëtejshëm lidhur me pretendimin për pagesë të parave nga z. Thaçi dhe z. Veseli në shkëmbim të dokumenteve dhe/ose për të ndikuar mbi dëshmitarët; Çdo informacion në lidhje me [REDAKTUAR], në veçanti: o statusin e tij brenda Prokurorisë dhe [RIDAKTUAR]; çdo pagesë e marrë nga [REDAKTUAR] nga Prokuroria ose çdo subjekt tjetër që vepron sipas udhëzimeve të Prokurorisë, kontaktet e tij me Prokurorinë dhe çdo dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë; kontaktet e tij me autoritetet serbe, nëse ka; çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me pretendimin për pagesën e parave nga z. Thaçi dhe z. Veseli për shkëmbim të dokumenteve dhe/ose ndikim mbi dëshmitarët”, përfundon parashtrimi.