Mustafi sfidon Serbinë, vendos flamurin kombëtar në Preshevë: Përgjithmonë do të valojë në Luginë

Mustafi sfidon Serbinë, vendos flamurin kombëtar në Preshevë: Përgjithmonë do të valojë në Luginë

Aktuale November 28, 2022 - 10:58

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, pavarësisht ndalimit me ligj nga shteti serb, e ka vendosur flamurin kombëtar në Preshevë.

Ai ka thënë se nuk është detyrë e një shteti të marrë vendime për veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike, raporton Zeri.info.

Një veprim të tillë thotë se e bëri në nderim të sakrificës që shqiptarët e Luginës kanë bërë për këtë flamur.

“Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, shkroi ai. /Zëri