Krerët shqiptarë dhe kosovarë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Krerët shqiptarë dhe kosovarë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Aktuale November 28, 2022 - 10:45

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj së bashku me presidenten e Kosovës morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, e po ashtu edhe dy kryekuvendarët, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla, raporton Zeri.info.

Pas ceremonisë, ata vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.