Krasniqi uron 28 Nëntorin: Detyra jonë ta kultivojmë shpresën për gjeneratat e reja

Krasniqi uron 28 Nëntorin: Detyra jonë ta kultivojmë shpresën për gjeneratat e reja

Aktuale November 28, 2022 - 10:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 28 Nëntorin, duke cituar disa nga thëniet e figurave më të ndritura të kombit shqiptar.

Ai po ashtu ka përzgjedhur edhe një logo të veçantë, që sipas tij simbolizon përpjekjet shekullore për liri, raporton Zeri.info.

“Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar - për të ardhmen dhe gjeneratat e reja - në vendet tona!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri