Sot, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Sot, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Aktuale November 28, 2022 - 08:24

Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë e UÇK-së.

28 nëntori për shqiptarët ka rëndësi të madhe, sepse përveç shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë datë ka lindur edhe komandanti legjendar Adem Jashari, por shënohet edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komandanti Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ai ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit dhe kishte mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Ai bëri një sakrificë heroike, ku dha jetën shumica e familjes Jashari, kurse sulmi mbi familjen e tyre zgjati tri ditë, pra nga data 5, 6, 7 mars 1998 dhe kjo në historinë e re të Kosovës njihet si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, komandanti legjendar Adem Jashari është shpallur hero i Kosovës. /Zëri