Dyshime se logopedi nga Gjilani abuzonte me 5-vjeçaren me autizëm [audio-incizim]

Dyshime se logopedi nga Gjilani abuzonte me 5-vjeçaren me autizëm [audio-incizim]

Aktuale November 27, 2022 - 10:55

Një 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm, dyshohet të jetë abuzuar nga një logoped në komunën e Gjilanit.

Gazeta Insajderi ka siguruar një audio-inçizim në të cilin dëgjohe ofendime e presion që i bëhet 5-vjeçares me autizëm nga logopedi Iljasa Fazliu në Gjilan.

Insajderi ka mësuar se e mitura po dërgohej nga familja e saj për një kohë në këtë ordinancë. Por që familja kishte vërejtur se gjendja e vajzës po përkeqësohej.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Pasi kishin dëgjuar inqizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të Insajderit, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës 5 vjeçare pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

Në anën tjetër, Insajderi mëson se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Loopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.