Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë
Aktuale
November 26, 2022 - 16:19
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit I.G është marrë masa e paraburgimit prej një muajsh.
I pandehuri dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, S.G në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Sipas njoftimit thuhet se Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marr parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet ndër të tjera. /Zëri