Haliti: Kurti të shtyjë afatin për targat

Haliti: Kurti të shtyjë afatin për targat

Aktuale November 15, 2022 - 20:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për çështjen e targave të automjeteve.

Haliti deklaroi se duhet të fillojnë negociatat mes dy vendeve, për të shmangur një konflikt të mundshëm.

“Besoj se Qeveria e Kosovës do duhej të tërhiqej nga vendimi i saj për targat dhe të shtyjë afatin që ka kërkuar zoti Escbar, ose Bashkimit Evropian dhe të fillojnë bisedimet, duke filluar nga plani franko-gjerman”, tha depueti Haliti, për Euronews Albania.

“Duhet të fillojmë negociatat. Kjo çështja e targave, nëse arrijmë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, nuk do ketë nevojë për të krijuar situata të tilla. Ata kanë kërcënuar publikisht, se gjoba e parë që do të jepet në veri, do të ketë pasoja”, theksoi ai.