Abdixhiku pritet nga Escobari: Koordinimi me SHBA-në është garanci për të kapërcyer sfidat

Abdixhiku pritet nga Escobari: Koordinimi me SHBA-në është garanci për të kapërcyer sfidat

Aktuale November 15, 2022 - 18:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e parë të vizitës në këtë shtet.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i LDK-së, ka bërë të ditur se me Escobarin kanë diskutuar edhe rreth situatës aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e partisë së tij, përcjell “Zeri.info”.

Sipas Abdixhikut, për Kosovën është jetike aleanca me SHBA-në

“Z.Escobar i prezantuam dhe pikëpamjet tona mbi gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë. Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat. Në frymën e diskutimit që pata sot në Departamentin e Shtetit, shpreh edhe një herë shqetësimin tim dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane. Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada. Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë, Kosovës ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë. Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Ai edhe nga Amerika i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-në. /Zëri