Lajçak pas takimit me Bislimin: Na duhet zgjidhje urgjente për targat, dhuna apo eskalimi janë të papranueshme
Foto: Laura Hasani

Lajçak pas takimit me Bislimin: Na duhet zgjidhje urgjente për targat, dhuna apo eskalimi janë të papranueshme

Aktuale November 15, 2022 - 17:08

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është deklaruar rreth takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twittter, Lajçak ka bërë të ditur se temë kryesore kanë qenë raportet Kosovë-Serbi dhe gjetja e zgjidhjes për targat, shkruan “Zeri.info”.

Lajçak ndër të tjerash ka thënë se urgjentisht duhet të gjendet një zgjidhje për targat në mënyrë që të evitohet çdo përshkallëzim apo dhunë.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot diskutuam për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak. /Zëri