Osmani: Fëmijët kosovarë janë duke punuar shumë në fushën e inovacioni

Osmani: Fëmijët kosovarë janë duke punuar shumë në fushën e inovacioni

Aktuale November 15, 2022 - 17:01

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar një startup me emrin “JCoders”.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se fëmijët kosovarë janë duke punuar shumë në fushën e inovacionit për ta dërguar Kosovën para, raporton Zeri.info.

“Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit”.

“Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë”, ka shkruar Osmani. /Zëri