Mehmeti e informon ambasadorin francez për zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë

Mehmeti e informon ambasadorin francez për zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë

Aktuale November 15, 2022 - 15:35

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Oliver Guerot.

“Në këtë takim, guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu thuhet se ambasadori Guerot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend dhe shprehu interesim për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. /Zëri