Ministri Krasniqi shkon në veri, viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun

Ministri Krasniqi shkon në veri, viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun

Aktuale November 15, 2022 - 14:14

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar dy komuna në veri të Kosovës.

Krasniqi ka shkuar sot në Zveçan, ku ka vizituar Zyrën e Gjendjes Civile dhe në shkollën e fshatit Çabër në Zubin Potok, transmeton Zeri.info.

“Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam Zyrën e Gjendjes Civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, njofton Krasniqi.

Kujtojmë se katër komunat veriore të vendit kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjes që dhanë javën e kaluar. /Zëri