Për të dytën ditë me radhë, Kosova pa raste të reja me COVID-19

Për të dytën ditë me radhë, Kosova pa raste të reja me COVID-19

Aktuale November 15, 2022 - 14:08

Kosova tash e dy ditë nuk ka shënuar asnjë rast të ri me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se as sot nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sot janë shëruar tre pacientë dhe dhjetë janë vaksinuar.

Në Kosovë aktualisht janë gjashtë raste aktive me COVID-19. /Zëri