Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri
Foto:Laura Hasani

Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Aktuale November 15, 2022 - 13:43

Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në katër komunat në veri të Kosovës.

Këtë e konfirmoi vetë Lista përmes një njoftimi, duke thënë se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin Listën Serbe, e që sipas tyre janë 95% në atë pjesë të Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë, dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilëve mbi 95% janë në këto hapësira”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka shpallur 18 dhjetorin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, pas konsultimit me partitë politike. /Zëri