Krasniqi vazhdon vizitën në Bruksel, takohet me disa eurodeputetë

Krasniqi vazhdon vizitën në Bruksel, takohet me disa eurodeputetë

Aktuale November 15, 2022 - 12:54

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po vazhdon vizitën e tij në Bruksel.

Krasniqi sot ka takuar disa eurodeputetë, me të cilët ka diskutuar për reformat në PDK.

“Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishim një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Më pas, në takime të ndara, takova edhe Felix Mittermayer nga partia austriake NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD”.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se me partnerë dhe miq të tillë fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmojë aspiratën e Kosovës për integrim. /Zëri