Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri me 11 të dyshuar

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri me 11 të dyshuar

Aktuale November 15, 2022 - 12:11

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona.

Prokuroria Speciale ka njoftuar njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri