Hoti për Qeverinë: Në vend se të dëgjojnë SHBA-në për targat, negociojnë me Petkoviqin në Bruksel

Hoti për Qeverinë: Në vend se të dëgjojnë SHBA-në për targat, negociojnë me Petkoviqin në Bruksel

Aktuale November 15, 2022 - 12:05

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria është dashur të dëgjojë SHBA-në për targat dhe jo të shkonte në Bruksel për të negociuar me Serbinë.

Hoti ka thënë se nuk ka çfarë të negociohet për targat, pasi vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“SHBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, Qeveria ka dëmtuar partneritetin me aleatet dhe sipas tij, fundi nuk mund të jetë i mirë.

“Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se sot është raportuar se kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel, për të takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Zëri