Bërnabiqi si Borrelli: Para 21 nëntorit duhet të ketë marrëveshje për targat

Bërnabiqi si Borrelli: Para 21 nëntorit duhet të ketë marrëveshje për targat

Aktuale November 15, 2022 - 11:43

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të martën se pajtohet me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, që para 21 nëntorit të ketë marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë për targat, pas fletë qortimeve do të ketë gjoba.

Lista Serbe në tetor kishte paralajmëruar se gjoba e parë ndaj serbëve për shkak të targave do të pasojë me rezistencë.

Për këtë, Borrelli ka thënë se 21 nëntori nuk duhet ta gjejë Kosovën dhe Serbinë pa marrëveshje.

Bërnabiqi, e cila po e viziton Singaporin, ka deklaruar se marrëveshje për targat duhet të ketë – para 21 nëntorit, ka raportuar Tanjug.

Ajo po ashtu ka thënë se serbët e Kosovës nuk po kërkojnë asgjë, pos të respektohet Marrëveshja e Brukselit. /Express