Serbia me shërbim vullnetar ushtarak, i fton të rinjtë t’i veshin uniformat

Serbia me shërbim vullnetar ushtarak, i fton të rinjtë t’i veshin uniformat

Aktuale November 15, 2022 - 08:36

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka ftuar të gjithë qytetarët e saj, nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak.

Sipas Ministrisë, thirrja për aplikime është e hapur gjatë gjithë vitit, ndërsa aplikimet për periudhën referuese të dhjetorit janë të hapura deri në fund të nëntorit.

“Të rinjtë dhe të rejat që vendosin të shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë e Ushtrisë serbe, përveç mundësisë për të përvetësuar aftësi të reja, për të mësuar përdorimin e armëve dhe pajisjet moderne ushtarake, do të marrin edhe pagë mujore prej rreth 38.000 dinarësh, do t'u sigurohet rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit, sigurimi shëndetësor, akomodimi, ushqimi, si dhe veshmbathje dhe këpucë ushtarake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton Zeri.info.

Ata gjithashtu shtojnë se pas përfundimit të shërbimit ushtarak, të rinjve dhe të rejave të interesuara u jepet mundësia që menjëherë të hyjnë në shërbimin ushtarak profesional në Ushtrinë serbe me procedurë të përshpejtuar. /Zëri