Sot mblidhen disa komisione të Kuvendit

Sot mblidhen disa komisione të Kuvendit

Aktuale November 15, 2022 - 08:04

Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara.

Kurse Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe do të ketë diskutim me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”.

Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, do të ketë raportim të ministres Arbërie Nagavci lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e MASHTI.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën  shqyrtimin e Planit vjetor të Auditimit për sezonin 2022-23. E ftuar: znj.Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, si dhe bën shqyrtimin e draft raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.