Molliqaj: Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit
Foto: Laura Hasani

Molliqaj: Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit

Aktuale November 14, 2022 - 20:46

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas deklaratave të shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjeshtra”, shkruan “Zeri.info”.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë. Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?”, ka shkruar Molliqaj ndër të tjerash.

Reagimi i plotë i Molliqajt, pa ndërhyrje:

Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit:

Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë.

Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?

Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis?

Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme. /Zeri.info