Krasniqi takon Lajçakun në Bruksel: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Krasniqi takon Lajçakun në Bruksel: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Aktuale November 14, 2022 - 19:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ,në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se me emisarin Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

“Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Përveç në Bruksel, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndroj në edhe në Ëashington. /Zeri.info