Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje të mbi 19 milionë eurove

Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje të mbi 19 milionë eurove

Aktuale November 14, 2022 - 17:35

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për për kursime dhe ndarje, në shumë prej 19 milionë, 150 mijë e 034 euro.

Në një mbledhje elektronike të zhvilluar sot, Qeveria e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje, në shumë prej 19 milionë, 150 mijë e 034 euro.

Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se, këto janë mjete të kursyera nga MF-ja, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë ë e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro. Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zeri.info