Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike
Foto: Laura Hasani

Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike

Aktuale November 14, 2022 - 16:19

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi është deklaruar pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e partive politike në vend dhe u propozua që 18 tetori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet kosovare, shkruan “Zeri.info”.

Pas këtij takimi, përfaqësuesi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se partia e tij gjithmonë është e gatshme për ta ndihmuar Kosovën.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gjoshi ka thënë se PDK-ja, çdo hërë është e gatshme për t’i ndihmuar proceset demokratike, të cilat siç tha ai, janë në të mirë të shtetit dhe shoqësirsë. /Zeri.info